EMRI/ U kap në shtëpinë e barit në Angli, shqiptari dënohet me burg. Po punonte për të shlyer borxhin që kishte marrë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 05.01.2023, 18:41

Një shqiptar i arrestuar disa kohë më parë, pasi u kap nga policia në një fermë kanabisi në Oldham, ka dalë para Gjykatës.

Renato Zykaj, 23 vjeç, nga Lynn Street, Oldham u dënua me nëntë muaj burg në Minshull Street Crown Court, pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit.

Oficerët sekuestruan gjithsej 79 bimë nga kati përdhes, kati i parë dhe papafingo dhe gjetën pajisje për kultivimin e kanabisit duke përfshirë edhe pleh. Shtëpia ishte e pajisur me sisteme ndriçimi, ngrohje dhe ajrimi.

Zykaj kishte paguar para për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar si emigrant i paligjshëm në prill 2021 dhe mori hua 5000 £ nga një tjetër shqiptar. Zykaj po punonte në fermën e kanabisit për të shlyer borxhin dhe paguhej 300 £ për të jetuar në javë me debitorin që kërcënonte se do ta vriste nëse borxhi nuk shlyhej”, tha prokuroria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit