Dibran Hoxhaj ose siç njihet ndryshe "King Kobra" është në burg pasi akuzohet për vrasjen e kuksianit Visart Cengu para pak ditësh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në parkingun e lokalit në Prizren, në pronësi të Hoxhajt dhe policia ka kryer sërish kontrolle atje.
Drejtoria e Krimeve të Rënda bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren kanë zbarkuar dhe bastistur disa banesa dhe biznese në pronësi të "King Kobra" dhe mes tyre edhe lokalin ku ndodhi vrasja e të riut nga Kukësi dhe plagosjes së mikut të tij. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi duke folur për mediat ka treguar gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe prova të vlefshme ndërkohë që janë gjetur në shtëpinë e një prej të dyshuarve edhe një granatë dore dhe fishekë.
Deri më tani të akuzuar për vrasjen e 31-vjeçarit Visart Cengu janë Dibran Hoxhaj(King Kobra) Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi.