“E lashë punën, po iki për Londër”/ Specialisti i Rrugës së Arbrit denoncon kompaninë: Po punojnë pa standarde

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 05.01.2023, 17:55

Një punonjës specialist që ka punuar në ndërtimin e "Rrugës së Arbrit" ka dhënë dorëheqjen nga puna. Për shkak të sigurisë, ai nuk bën publike asnjë të dhënë rreth identitetit të tij, por ka treguar disa fakte që të bëjnë të dyshojmë se janë të vërteta.

Specialisti thotë se ka punuar për dy vite e gjysmë te kompania "Gjoka Konstruksion" dhe është detyrohet të largohet pasi nuk i kanë dhënë një pjesë të pagesës si dhe arsyeve familjare. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Punonjësi specialist thotë se në tunelin e Murrizit po punohet pa kriter dhe në mënyrën më të keqe të mundshme. Ai thotë se dy tunelet e para të "Rrugës së Arbrit" me gjatësi 540 metra të gjatë, kanë ndodhur shembje, të cilat janë bërë publike dhe në media. Kompania ka kërkuar edhe para shtesë pasi shëmbjet ishin të paparashikueshme.

Kjo tezë e kompanisë hidhet poshtë nga specialisti pasi ai thotë se kompania ka kursyer betonin duke përdorur polisterol, bukë peshku. Kjo ka bërë që ndërtimi mos të jetë cilësor dhe të ketë shëmbje. Më tej specialisti shton se tunelit i janë vënë dy shtresa, një plastike dhe një "batanije e bardhë", në vetëm 12 metrat e para të tunelit, dhe jo në të gjithë tunelin.

Denoncimin e specialistit e ka bërë eksperti i ekonomisë Panajot Soko. Nga mesazhi i publikuar, punonjësi specialist tregon se shumë shpejt do të largohet drejt Londrës për të krijuar një jetë ndryshe. Ai fton Prokurorinë që të nis hetime për ndërtimin e "Rrugës së Arbrit" pasi ka shkelje të shumta dhe punimi jo cilësore të cilat mund të rrezikojnë jetën e udhëtarëve që do të kalojnë aty kur të prihet shiriti me daulle dhe muzikë nga qeveria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit