ONE DHE ALBTELECOM I JAPIN NGJYRA FESTAVE TË FUNDVITIT

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.01.2023, 15:21

Në këtë atmosferë festash kombinuam ngjyrat dhe i dhuruam gëzim fëmijëve dhe familjeve pa mundësi ekonomike, në Tiranë dhe Shkodër.

Dhjetori është muaj festiv, por mund të konsiderohet edhe muaj solidariteti e dhurimi. Jo të gjithë kanë mundësi të kenë tryezat plot, apo të gëzojnë fëmijët e tyre me lodra e dhurata. Ndaj ne, si staf dhe si kompani u bëmë bashkë dhe ofruam disa donacione për Shoqatën “Arsis – Nisma për Ndryshim Shoqëror” në Tiranë dhe Qendrën Komunitare “Ngjyrat”, Shkodër.

Pema e Krishtlindjes apo e Vitit të Ri merr tjetër kuptim kur mbushet plot me dhurata dhe kur rrethohet nga fëmijë të lumtur që presin t’i hapin ato. Shoqata “Arsis”, menaxhon “Shtëpinë e Ngjyrave”, një qendër strehimi dhe shërbimi për fëmijët dhe familjet, pa mundësi ekonomike. Nga One dhe Albtelecom si kompani dhe si staf kombinuam dëshirën për solidarizim dhe dhuruam mbi 100 pako fëmijëve të kësaj qendre. Dashuria dhe kujdesi janë elementë për të cilat ka nevojë çdo njeri dhe familje. Në ditën e fundit të këtij viti për dy komunitete familjesh që janë nën kujdesin e qendrës Arsis u shpërndanë 60 pako ushqimore që në tryezën e pritjes së Vitit të Ri, të mos mungojë asnjë asortiment.

Më pas, drejtuam vëmendjen tonë në Qendrën Komunitare “Ngjyrat” në Shkodër, një tjetër vend kujdesi ndaj fëmijëve, ku kontribuam me mjete didaktike, lodra dhe pajisje, me qëllimin që edhe fëmijët që frekuentojnë këtë mjedis të gëzojnë dhe të mos ndjejnë mungesa materiale.

Kur mbyllet një vit, bilanci më kuptimplotë është sa buzëqeshje kemi çelur në fytyrat e të tjerëve dhe sa zemra kemi mbushur me gëzim. Ky ishte edhe misioni i One dhe Albtelecom këtë fundvit: të mbjellin lumturi dhe solidaritet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit