Inteligjenca artificiale plak para kohe yjet e futbollit ndërkombëtar, tregon se si do të duket Messi dhe CR7

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.01.2023, 13:23

Artisti Paul Parsons njihet si krijues që punon me inteligjencën artificiale. Pasi publikoi foto ku shihej se si dukeshin futbollistët e njohur ndërkombëtar në versionin fëmijë, Paul tashmë ka plakur para kohe emra të mëdhenj si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe etj.

Nëpërmjet njohurive të tij për inteligjencën artificiale, Paul mund të marrë fytyrën e një personi dhe ta bëjë atë të duket më i ri, ose ta bëjë më të vjetër, ndërsa në Instagramin e tij ai ka publikuar foto të emrave të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar ku duken të vjetër.

Pak ditë më parë ai postoi edhe një foto se si do të ishte Pelé si fëmijë, si një homazh për yllin brazilian, i cili vdiq të enjten e kaluar, më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare për shkak të kancerit të zorrës së trashë që kishte vuajtur që nga viti 2021.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit