VIDEO/ Zjarr masiv në fabrikën e sfungjerëve, shtëllunga e tymit “pushton” Elbasanin

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.01.2023, 11:00

Një zjarr i madh ka alarmuar Elbasanin, teksa një shtëllungë e madhe tymi të zi ka pushtuar një pjesë të madhe të qytetit në këtë paradite.

Mësohet se ka rënë zjarr dhe është djegur thuajse tërësisht një fabrikë sfungjerësh në lagjen Katund i Ri, teksa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Kemi të bëjmë me një zjarr me përmasa të mëdha, teksa disa ekipe zjarrfikësesh kanë mbërritur në vendngjarje për të vënë flakët në kontroll.

Fatmirësisht nuk raportohet për viktima dhe besohet se të gjithë punonjësit e fabrikës kanë arritur të dalin jashtë fabrikës, duke evituar çdo rrezik të mundshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit