Kë do ekzekutonte? Arrestohet Shpëtim Kanda nga Fieri, u kap me armë gati për qitje

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.01.2023, 10:42

Policia e Fierit ka arrestuar një 49-vjeçar pasi qarkullonte me armë zjarri të tipit pistoletë, me fishekë në fole gati për qitje. Shpëtim Kanda ishte i dënuar më parë për dy vepra penale që përfshinin vrasje dhe armëmbatje pa leje. Ky person cilësohet me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve kundër personit.

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hoxhara”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Fier.

Qarkullonte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

49-vjeçari, i dënuar 2 herë më parë, për vrasje dhe për vrasje të mbetur në tentativë.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe 1 automjet.

Shërbimet e Policisë Kriminale të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas me rrezikshmëri shoqërore që mund të qarkullonte me armë zjarri me vete, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hoxhara”.

Si rezultat i këtij operacioni, në fshatin Hoxharë, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– Sh. K., 49 vjeç, banues në Fier, i dënuar 2 herë më parë, për veprat penale “Vrasja”, “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe një krehër me municion luftarak.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit