“Thyhet” faqja e ushtrisë serbe në internet, Anonymous: Vuçiç, mos e humb kohën me qentë e tu

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 05.01.2023, 10:33

Uebsajti i ushtrisë së Serbisë është hakuar nga grupi i hakerave, Anonymous. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Anonymous i ka dërguar mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke e quajtur fashist.

“Web-faqja e Ushtrisë serbe është thyer. Fashisti Aleksandar, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të lehë tani. Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, shkruhet në mesazhin e tyre.

Në një tjetër postim, ku nuk mund të mungonte flamuri shqiptar, grupi i njohur i hakerave shkruan se po punon për të thyer akoma më shumë uebsajte dhe për të nxjerrë sekrete të qeverisë serbe. E gjithë kjo ndodh pas tensioneve në veri të Kosovës.

“#Anonymous ka lançuar #OpSerbia Duke marrë uebsajte të shumta qeveritare ditët e fundit. Synimi është infrastruktura qeveritare. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dëshiron një luftë, atëherë një luftë po vjen në rrugën e tij”, shkruajnë Anonymous .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit