Burri hap krahun me makinë që gruaja të urinojë mes shkurreve, niset për rrugë dhe e harron aty

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.01.2023, 10:33

Një burrë në Tajlandë harroi aksidentalisht gruan e tij në anë të rrugës dhe vazhdoi rrugën për 159.6 km pasi besonte se ajo ishte duke fjetur në sediljen e pasme të makinës.

Boontom Chaimoon, 55 vjeç dhe Amnuay Chaimoon, 49 vjeç, u nisën në ditën e Krishtlindjeve për të udhëtuar gjatë natës për në qytetin e saj të lindjes në provincën Maha Sarakham.

Shoferi që po udhëtonte me kamionçinën e tij hapi krahun gjatë natës që e shoqja të urinonte. Pasi doli nga mjeti, Amnuay u fut në një shkurre.

Kur ajo u kthye, nuk u pa as mjetin dhe as burrin e saj. Ajo shpejt kuptoi se i shoqi ishte larguar pa të, duke e lënë të vetme aty. Për më tepër, ajo nuk e kishte celularin me vete pasi e mbante në një çantë brenda makinës. Meqë ishte errësirë, gruaja ishte e tmerruar dhe e hutuar, por vendosi të ecë për të kërkuar ndihmë.

Sipas faqes tajlandeze të lajmeve Matichon, ajo eci rreth 20 km dhe arriti në rrethin e Kabin Buri në orën 5 të mëngjesit. Fatmirësisht, ajo mundi të kontaktonte policinë lokale, e cila i kërkoi asaj t'i telefononte burrit të saj. Duke qenë se nuk i kujtohej numri i celularit të të shoqit, ajo e mori burrin të paktën 20 herë, por nuk mori asnjë përgjigje.

Rreth orës 8 të mëngjesit, ajo ka mundur të kontaktojë me bashkëshortin e saj me ndihmën e policëve. Gjatë gjithë kësaj kohe, burri nuk e dinte se gruaja e tij nuk ishte në makinë dhe kishte përshtypjen se ajo ishte në gjumë të thellë në sediljen e pasme. Në atë kohë, ai kishte udhëtuar me makinë deri në provincën Korat, 159.6 km larg, sipas faqes së lajmeve të Tajlandës Daily News.

Me të dëgjuar se çfarë kishte bërë, Bontoom u kthye shpejt për të kthyer makinën në Kabin Buri dhe për të marrë bashkëshorten e tij.

Kur u pyet se si mund të kishte vazhduar rrugën pa e vënë re mungesën e saj, burri i turpëruar tha se mendonte se ajo ishte në sediljen e pasme duke fjetur. Ai i kërkoi shumë falje gruas së tij pas kthimit.

Pavarësisht aktit të tij epik të harresës, Amnuay tha se ata nuk janë grindur kurrë që kur ishin martuar. Ata janë të martuar për 27 vjet dhe kanë një djalë 26-vjeçar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit