Aksidenti me 3 viktima në Bulqizë/ Nisen drejt Tiranës dy të rinjtë e plagosur, kanë fraktura të shumta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.01.2023, 23:45

Tre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e sotme aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë në vendin e quajtur 'Ura e Gjoricës'. Kujtim Istrefi, vëllai i tij Murat Istrefi dhe Lulëzime Istrefi(bashkëshortja e Kujtimit) kanë humbur jetën pasi makina e tyre tip "Benz 240" me të cilën po udhëtonin u përplas kokë më kokë me një automjet me targa angleze.

Nga ky aksident tragjik kanë mbetur të plagosur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 29 vjeç, Kadrie Markeçi, 19-vjeçe dhe Firuze Istrefi(bashkëshortja e Muratit. Mësohet se dy të rinjtë Mërgim dhe Edison Lazri janë nisur për trajtim më të specializuar drejt spitalit të Traumës, pasi kanë fraktura të shumta. Ndërkohë në spitalin Rajonal të Peshkopisë po trajtohen Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeçe.

Kujtojmë se në vendngjarje humbën jetën dy vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi, ndërsa rrugës për në spital humbi jetën edhe Lulzimja.

Ka dyshime se mjeti tip “Benz 240” ku udhëtonte familja Istrefi ka dalë nga një rrugë dytësore nga fshati Gjoricë ku kishin qenë për vizitë. Në momentin që kanë hyrë në rrugën nacionale i kanë prerë rrugën mjetit me targa angleze.

Për shkak të shpejtësisë tejet të lartë "Benzi 240" ku udhëtonin anëtarët e familjes Istrefi(Dehari) është ndarë në 2 pjesë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit