Theret 7 herë më thikë i riu në Istog

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.01.2023, 21:31

Për arsye ende të panjohura sot në Istog ka ndodhur një therje me thikë.

Burime të indeksonline thonë se është therur i riu G.Madanaj nga fshati Saradran i Komunës së Istogut

Të njëjtat burime thonë se ai është therur me thikë 7 herë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë gazeta është në pritje të përgjigjes nga Policia e Kosovës për të mësuar detaje të tjera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit