E kritikuan se bëri selfie pranë trupit të pajetë të Pele/ Reagon Infantino: Foton ma kërkuan…

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 04.01.2023, 19:46

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se ishte i tronditur nga kritikat që mori për mungesë respekti, për faktin se bëri selfie arkivolit të Pele, gjatë ceremonisë së homazheve në Brazil.

Në foton që Infantino bëri dhe postoi në Instagram të martën mbrëma, ai shihet duke buzëqeshur në hapësirën ku trupi i "Mbretit të futbollit" ishte i shtrirë në arkivol, por i hapur.

“Jam i shokuar kur dëgjoj se me sa duket po kritikohem nga disa për bërjen e selfieve dhe fotove në ceremoni. Kam aq shumë respekt dhe admirim për Pelen dhe ceremoninë, sa nuk do të guxoja kurrë të bëja diçka që mund të ishte mungesë respekti”, ka shkruar Infantino në Instagram.

Pranë Infantinos, i cili mban celularin për të bërë foton, pozojnë tre persona, mes tyre Manoel Maria, miku më i mirë i sulmuesit legjendar brazilian.

“Isha i nderuar dhe i prekur që shokët e skuadrës dhe anëtarët e familjes së të madhit Pele më kërkuan të bëja një foto me ta. Njerëzit e Peles më kërkuan të bëja një selfie me të gjithë ne, por ata nuk e dinin se si. Kështu, për të ndihmuar, mora telefonin e njërit prej tyre dhe bëra një foto. Me të gjithë ne”, shkroi Infantino.

Gjatë vigjiljes 24-orëshe për Pele, më shumë se 230,000 njerëz kaluan pranë arkivolit të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit