Një aksident tragjik ka ndodhur në Bulqizë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë në afërsi të Urës së Gjoricës. Nga aksidenti i rëndë, bilanci ka qenë tragjik pasi deri më tani kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur rëndë 4 persona të tjerë.
Nga burimet paraprake, bëhet me dije se mes viktimave janë dhe dy vëllezërit Kujtim dhe Murat Istrefi dhe antarja tjetër e familjes, Lulëzime Istrefi. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur, Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeçe.
Segmenti rrugor sipas dëshmisë së banorëve të zonës dhe vëzhgimit paaprak, dyshohet se nuk ka sinjalistikën e duhur për qarkullimin normal të mjeteve. Në natën e ndërrimit të viteve, një 24-vjeçar humbi jetën pikërisht në këtë segment rrugor.
Bulqizë / Informacion paraprak