Varroset kuksiani i vrarë në Prizren, babai i tij: Plumbat i kishim për serbët, jo për shqiptarët

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 04.01.2023, 19:14

Visart Cengu, 31-vjeçari që u vra në orët e para të së martës në Prizren, është varrosur në vendlindjen e tij në Kukës. Të pranishmit në varrimin e të riut kanë publikuar foto edhe nga çasti i lamtumirës së fundit.

Një fjalim prekës në varrimin e të birit ka bërë Behar Cengu i cili nuk arrinë ta besojë se djalin e tij e vrau një shqiptar. I ati i viktimës ka shprehur se shqiptarët nuk kanë shkrehur plumba asnjëherë me njëri-tjetrin, por gjithmonë kundër armikut.

“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë” u shpreh i ati i Visartit i cili bashkë me vëllëzërit e tij i kishte kontribuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit