Nafta bie në 78$ për fuçi/ I afrohet çmimit të para luftës, në Shqipëri vijon “lufta”

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 04.01.2023, 18:40

Tregjet ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror tregojnë se çmimet e karburanteve kanë rënë sërish. Sipas një grafiku, shihet sesi nafta e papërpunuar “Brent” ka rënë në 78 dollarë për fuçi, duke ju afruar pragut të para luftës në Ukrainë, që ishte 70 dollarë.

Pavarësisht uljeve në tregjet ndërkombëtaret, në Shqipëri “ari i zi” vazhdon të tregtohet me 199 lekë/litri. Ky çmim është vendosur që në dhjetor dhe Bordi i Transarencës nuk ka mbyllur ende pushimet e fundvitit. Prej dy javësh çmimi i karburanteve nuk ak ndryshuar.

Ekspertët e ekonomisë gjithmonë kanë ngritur alarmin se Shqipëria ka një çmim të lartë të karburanteve për shkak të këtij Bordi të ngritur nga qeveria. Edhe pse duhet t’ju shërbente qytetarëve, duket se vetëm ky nuk është misioni i Bordit, pasi nafta rritet menjëherë sapo çmimi rritet në bursë. Ama kur çmimi bie në tregjet ndërkombëtare, Bordi në Shqipëri harron të dalë me njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit