VIDEO-SKANDAL në spitalin e Durrësit/ 50 mijë lekë për t’u regjistruar sikur ke dhënë gjak!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 04.01.2023, 18:45

Shëndetësia, edhe pse trumpetohet nga qeveria dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu se është në ditën më të mirë të saj, qytetarët që e provojnë dita-ditës na tregojnë të kundërtën.

E themi këtë sepse në një video të mbërrtiur në redaksinë e JOQ Albania, një grua ka filmuar me zë dhe figurë se si me vetëm 50 mijë lekë që i jepet mjekut në xhep te Banka e gjakut në spitalin e Durrësit, mund të regjistrohesh sikur ke dhënë gjak, kur në fakt nuk e ke dhënë.

Ajo i jep doktorit 50 mijë lekëshin, që ia fut në sirtar dhe kur e pyet mjekun “kjo vlen për sot?”, ai i përgjigjet “kjo vlen gjithmonë”.

Por nuk mbaron këtu!

Zonja, e cila nga komunikimi që ka me mjekun kuptohet që ka të shtruar vajzën në spital pasi i ka lindur, kërkon që ta nxjerrë atë sa më parë pasi vajza i ankohet se krevati është tejet i keq.

Teksa vetë mjeku i thotë që të sjellë dy çarçafë nga shtëpia e ta bëjë më komod krevatin, zonja pohon se ka sjellë një batanije të trashë, ia ka shtruar poshtë, por sërish vajza nuk gjen rehat.

Gjithsesi mjeku vazhdon me këshillën e tij që nëse mjekja Kozeta i thotë mos ta nxjerrë vajzën nga spitali ta dëgjojë, sepse sipas tij ajo ka arsye të fortë.

Mund të themi që në çdo spital rrethesh mund të gjesh kushte mizerabël, ku qytetarët në vend që të shërohen në fakt përfundojnë me dhimbje dhimbje kockash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit