E konfirmuar/ Miqtë e Aleksandër Sadikaj vranë Edmond Papën, morën hakun e shokut

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.01.2023, 17:50

Tashmë është e konfirmuar! Vrasja e Edmond Papës është një hakmarrje e hapur për vrasjen me eksploziv të Aleksandër Sadikajt në afërsi të TEG-ut. Së fundmi është bërë me dije se një nga miqtë e Aleksandër Sadikaj është ekzekutori i Edmond Papës pak ditë më parë në Tiranë, pranë urës së Selitës.

Ai quhet Andrew Bode dhe ndodhet në kërkim nga policia. Dyshohet se autori i krimit ndodhet brenda republikës së Shqipërisë, por nuk po gjendet askund. Bode është ndihmuar nga miku i tij, njëkohësisht edhe mik i Aleksandër Sadikaj, Albano Velo, djali i një efektivi policie, i cili u pezullua pas arrestimit të të birit.

Bode dhe Velo, duket se kanë qenë të vetmit që e kanë ditur konfliktin e Aleksandër Sadikajt dhe Edmond Papës dhe kështu kanë kryer hakmarrjen. Albano Velo ka luajtur rolin e shoferit, ndërkohë, që Bode e ka ekzekutuar Papën, i cili sapo kishte dalë për të pirë kafen e pasdites.

Deri më tani dyshohet se vrasjet kanë ndodhur për larje hesapesh të drogës, por ende nuk dihet konkretisht se për çfarë çështje bëhet fjalë.

Hetimet: Edmond Papa u ekzekutua si hakmarrje për vrasjen e Aleksandër

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit