“Njëri peshon sa një arkë banane”/ Inxhinieri ironizon satelitët e lëshuar në hapësirë: Po pas 3 vitesh?!

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 04.01.2023, 16:35

Ngritja e satelitëve "Albania 1" dhe "Albania 2" në hapësirë, ka ngritur dyshime të ekspertëve të fushës mbi funksionin që ata do të kryejnë dhe kostot e paguara. Dyshimet e para lidhen mbi shërbimin që do t'u ofrojnë satelitët Shqipërisë, dhe nga analaizimi i akspertëve rezultatet nuk priten befasuese. Sipas tyre qeveria shqiptare ka marr me qira 2 satelitë që kanë një jetëgjatësi prej vetëm 3 vitesh dhe për këtë hark kohor, pagesa pre 6 milionë euro nuk justifikohet.

Ndërkohë, inxhinieri elektrik, Azmer Duleviç po ashtu ka ngritur një krahasim të rreth satelitëve duke përmendur se njëri prej tyre nuk peshon më shumë se një arkë me banane. Edhe për të pagesa prej 6 milionë euro për 3 vite funksionim nuk është e justifikueshme.

"Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 të vëzhgimit të tokës formojnë plejadën Aleph-1 të zhvilluar dhe operuar nga Satellogic S.A. Satelitët në plejadë janë anije kozmike me përmasa 51 cm × 57 cm × 82 cm identike me peshë vetëm 37,5 kg. (Sa një arkë me banane). Satelitët janë të pajisur me një sistem imazhi që funksionon në dritën e dukshme dhe infra të kuqe. Konstelacioni do të lejojë imazhe dhe video të Tokës në kohë reale të disponueshme komerciale me një rezolucion tokësor prej 1 m. Satelitët i kanë kushtuar taksave të qytetarëve Shqiptarë plotë 6 milion Euro. Dhe a e dini më të bukurën? Jetëgjatësia e tyre është vetëm 3 vite" – shkruan Duleviç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit