Turp i pamasë! Portalet bënë sërish të vdekur aktorin e mirënjohur Mirush Kabashi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 04.01.2023, 12:35

Për herë të dytë, me paturpësinë më të madhe, portalet shqiptare bënë të vdekur aktorin e mirënjohur Mirush Kabashi.

Kjo është hera e dytë që shënon një prej gafave më të rënda në gazetari, e më pas zhbëhet me të fshirë të lajmit. Herën e parë kur ndodhi kjo shfaqje e gjerë joprofesionalizni, aktori e mori me shaka dhe madje bëri edhe batuta mbi këtë.

Protagonist i disa filmave që do mbeten gjatë në memorien tonë, aktori i disa roleve, shumë i dashur për popullin fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit