Vip-ja Kejvina: Fitoj 7 MIJË EURO në muaj! Efi hante fara, kur unë shëtisja botën!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.01.2023, 12:03

Kejvina Kthella është një nga “vipat”, që është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip në këtë sezon. Hyrja e saj shkaktoi shumë reagime, pasi një pjesë e mirë e opinionin publik nuk mendon që ajo është VIP, por thjesht një personazh publik dhe viral në rrjetet sociale.

Mirëpo në një diskutim me këngëtarin Luiz Ejlli, Kejvina ka treguar se fiton goxha para me promovimin e veshjeve të firmave të huaja. Ajo thotë se fiton 6 deri në 7 mijë euro në muaj.

“Minimumi fitoj 6000-7000€ në muaj. Marr disa kontrata nga firma të huaja”, ka treguar Kejvina për banorët.

Më tej ajo është ndalur në sherrin e bërë me banoren tjetër të Big Brother Vip, Efin, të cilën e ka ironizuar duke thënë se kur ajo shëtiste botën, ish-konkurrentja e përputhen, hante fara poshtë pallatit.

“Nuk ma mbush dot ti mua mendjen e goc, kur ke qenë ti duke ngrënë fara poshtë pallatit, unë kam qenë duke shëtitur botën. Ky është ndryshimi. Se duket diferenca sa hap gojën”, – thotë Kejvina për Efin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit