Donte të hynte në spital, shqiptari sulmon rojet me acid

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.01.2023, 11:50

Policia italiane ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar. Ky i fundit akuzohet se ka sulmuar rojet e një spitali me acid. Shqiptari, ka tentuar të hyjë me forcë në spital, me argumentin se ka një person të shtruar brenda tij.

Pasi kërkoi informacion për gjendjen shëndetësore të të afërmit të tij dhe roja nuk iu përgjigj, shqiptari ka tentuar të futet me forcë duke sulmuar rojet me acid. Për pasojë rojet kanë marrë djegie në fytyrë dhe në pjesë të ndryshme të trupit. Identiteti i tij nuk bëhet me dije, por ai akuzohet për lëndime të rënda personale dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, ndërsa u arrestua pas ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit