Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.01.2023, 14:40

Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Ferhat Draga” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë parë forca policore dhe njësitet mjekësore.

Siç raporton indeksonline, bazuar në burime brenda Policisë së Kosovës, viktima dyshohet të jetë një femër, rreth 30-vjeçe.

Vdekja tashmë është konstatuar edhe nga ekipet e emergjencës.

Paparaci ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, mirëpo nga Zyra për Media e policisë kanë thënë se ende nuk kanë pranuar informacione zyrtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit