U kap me drogë dhe mijëra paund, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Angli

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.01.2023, 09:24

Një shqiptar doli para drejtësisë angleze pasi në makinën e tij u gjetën 4 kilogramë kanabis dhe 18,000 paund cash.

Florjant Buzali, 35 vjeç, po ngiste një Volkswagen T-Cross, i cili u ndalua nga Policia më 25 nëntor.

Gjatë kontrollit në automjet, oficerët gjetën 4 thasë të mbyllur me vakum me nga 1 kg secili që përmbanin kanabis, e që ishin fshehur në ndarje të rrotave rezervë.

Gjithashtu kishte dhe para të thata, që vlerësohet të jenë rreth 18,000 £. Edhe paratë u sekuestruan gjithashtu.

Kanabisi vlen disa mijëra paund nëse shitet në rrugë, teksa Buzali u paraqit sot në Gjykatë dhe u ndihmua nga një përkthyes shqiptar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit