Vritet boksieri shqiptar në Gjermani, u gjet pa shenja jete natën e ndërrimit të viteve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.01.2023, 08:36

Është gjetur pa shenja jete natën e ndërrimit të viteve, Liridon B., një boksier shqiptar, 23 vjeç. Trupi i pajetë i boksierit u konstatua në shinat e një hekurudhe treni në Gjermani. Kanë qenë punonjësit ata që kanë pikasur trupin e 23-vjeçarit të shtrirë në tokë. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 31 dhjetorit. BILD shkruan se më 31 dhjetor Liridon B. është konfrontuar rreth orës 6 të mëngjesit me shokun e tij Andreas M. (23). Liridoni e goditi atë me thikë, e lëndoi rëndë. Më pas Liridon B. iku, ndërsa Andreas M. shkoi në klinikë

Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë dhe me plagë të shkaktuara nga një thikë. Policia nuk e përjashton faktin që Adreas të jetë kthyer e ta ketë qëlluar apo që Liridoni të ketë qëlluar veten. Kjo pasi, i riu shqiptar ishte i varur nga lëndët narkotike si dhe ishte dënuar për trafik droge. Madje dhe sherri me shokun e tij Andreas dyshohet të ketë ndodhur për të njëjtën arsye.

Liridoni ka qenë kampion në boks, më konkretisht i juniorit Frankonian 2015 dhe i Bavarisë së Veriut në peshën e lehtë (deri në 60 kilogramë). Ai u konsiderua një shpresë e madhe për të rinjtë në TV 1880 Gunzenhausen. Ish-trajneri i tij Ralf Markert tregon se Liridoni kishte rënë në shoqëri të keqe dhe ishte përfshirë në tregun e trafikut të lëndëve narkotike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit