Rrjedhja e të dhënave sensitive frikëson investitorët/ Italianët po refuzojnë kontratat e reja të shërbimit call center në Shqipëri

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.01.2023, 07:57

Rrjedhja e të dhënave të pagave dhe targave të automjeteve të gjithë shtetasve në vend po jepet efektet e para dhe te investitorët e huaj.

Sipas Monitor, sektori Call center dikur oaz punësimi për të rinjtë, por që tashmë vuan edhe mungesën e fuqisë punëtore nga emigracioni, po përballet me rënien e kontratave.

Sipas të dhënave të tatimeve (DPT) në call center deri në muajin shtator 2022 ishin të punësuar 12,404 punonjës. Krahasuar me 2021 numri i të punësuarve ka rënë 18%. Ndërsa numri i ndërmarrjeve call center sipas të dhënave të DPT deri në shtator 2022 ishte 543 biznese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit