Pritje të gjata për autobusat e transportit publik në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.01.2023, 21:28

Banorët e Shkupit përcollën vitin e vjetër me probleme në transportin publik, dhe pritën të riun me po të njëjtat probleme. Në këtë kohë të ftohtë ata presin së paku 30 minuta për disa linja autobusi. Në mesin e tyre ka edhe të moshuar apo fëmijë. Përveç mungesës së autobusëve, në disa stacione nëpër kryeqytet edhe tabelat informuese për oraret e qarkullimit nuk janë të përditësuara, madje një prej tyre është me orarin e disa muajve më parë.

“ Së pari nuk ke nga ta dish, sepse tabela nuk punon. Edhe në internet po të kontrollosh përmes telefonit edhe atje nuk i kanë oraret e sakta. Ja autobusin numër 20 privat ndoshta e presim edhe një orë. Një orë. Asgjë nuk punon. Leje autobus, por as ngrohje nuk kanë. Me probleme të njëjta edhe ky vit. Më kot themi se është vit i ri”,tha një qytetar.

“Mos të të gënjej, tani qarkullojnë çdo gjysmë ore. 01:36 Nuk është e saktë ajo. Ajo shkruan për 20 minuta, por nuk vjen për 20 minuta”, shtoi një tjetër,raporton alsat.Në dy muajt e fundit të vitit, kryeqytetin e kaploi edhe kaosi në transportin urban. Kjo pasi transportuesit privat të shoqërisë transportuese “Makerkspres”, ndërprenë punën e tyre, duke e akuzuar Ndërmarrjen për Qarkullim Publik dhe Qytetin e Shkupit se u kanë borxh prej rreth 500 mijë euro. Me arsyetimin se Qyteti i Shkupit u ka borxh prej mbi një milion euro, dy javë më parë, ndaluan me punë edhe autobusët e shoqërisë transportuese “Slloboda Prevoz”, të cilët kanë numrin më të madh të autobusëve në transportin publik. Transportuesit privat nxorën në rrugë rreth 200 autobusë duke bllokuar disa rrugë dhe udhëkryqe në kryeqytet për të kërkuar paratë e tyre. Por kryetarja e Danella Arsovka, është shprehur e prerë se Qyteti dhe NQP nuk u ka borxh transportuesve privat, por ato manipulohen për pikë politike. Por ndalja e punës së 200 autobusëve urban dhe bllokimi i disa rrugëve ka shkaktuar kaos në qytet, pritje të madhe e qytetarëve në stacionet e autobusëve, vonesa të qytetarëve në punë dhe mungesa të nxënësve nëpër shkolla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit