Shifra alarmante/ Të rinjtë në Shqipëri harrojnë librat, 94% të kohës e kalojnë në Tik Tok

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 03.01.2023, 20:02

Gjithmonë e më tepër të rinjtë në Shqipëri po shkëputen nga librat dhe po e shpenzojnë kohën e tyre në rrjete sociale. Ata duken të painteresuar për shkollën, profesionin që do të kenë në të ardhmen apo mësimit të një njohurie shtesë.

Sipas një anketë të bërë nga Programi i Zhvilimit i Kombeve të Bashkuara me nxënësit në shkollat e arsmit profesional rezulton se 94% tyre e kalojnë kohën duke përdorur media sociale. Tek të rinjtë që zhvillojnë mësim profesional, është shumë i ulët interesi për të ndjekur modele apo faqe profesionale që mund të lidhen ose jo me zanatin që do të marrin.

Libri mbetet në dorë të dytë a të tretë. Po sipas të njëjtës anketë rreth 43% deklarojnë se lexojnë literaturë përveç librave të shkollës së tyre. Interesi për dijen duket i ulët teksa përballë tyre shfaqen influencera që rrinë gjithë ditën në rrjete sociale dhe fitojnë para.

Atyre u interesojnë që këta të rinjë t'i ndjekin, teksa institucionet arsimore duket se kanë dështuar në dhënien e një modeli për t'ju ndjekur nga brezi i ri. Varësia nga teknologjia dhe pirja e duhanit janë aktivitetet më shqetësuese të raportuara nga anketa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit