Ja sa u bie të presin mërgimtarët tek Dheu i Bardhë e Merdare për të dalë nga Kosova

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.01.2023, 20:07

Me të mbaruar pushimet në Kosovë, mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet ku qëndrojnë e punojnë.Kthimi i tyre ka shtuar edhe kolonat në dalje të Kosovës, sidomos në pikë kalime kufitare kryesore me Serbinë tek Dheu i Bardhë e Merdare.

Si shkak i bllokimit të rrugës nga serbët në Kurshumli me 27 dhjetor, ku disa mërgimtarë kishin mbetur të bllokuar tashmë pjesa më e madhe po shmangin Merdaren dhe po shkojnë ka Dheu i Bardhë.

Sipas një njoftimi të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), qytetarët janë diku pritur për të dal përmes kufirit Dheu i Bardh rreth 40 minuta, ndërsa kolona e automjeteve është 150 metra. Derisa për hyrje pritjet janë deri 15 minuta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit