Vrasja në Prizren, xhaxhai i viktimës: Nipin e kapën plumbat në mushkëri dhe zemër

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 03.01.2023, 19:43

Visar Cengu humbi jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të marte në Prizren, duke dal nga një lokal nate. I riu 31-vjeçar nga Kukësi dyshohet se u qëllua nga pronari i lokalit, Dibran Hoxha, pasi nuk pagoi një faturë, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Në lidhje me ngjarjen tragjike ka reaguar dhe xhaxhai i viktimës duke dhënë detaje mbi vrasjen. Besim Cengu thotë se nipin e tij e kanë qelluar pas shpine dhe se plumbat kanë prekur organet e zemrës dhe mushkërisë.

"Nipi im është gjuajtur brenda veturës nga pas, sepse edhe predha ka qenë në shpinë dhe e ka kapur mushkërinë dhe një pjesë të zemrës dhe djali ka vdekur në vend”- tha xhaxhai i viktimës për Klan Kosova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit