“I vranë me goditje elektrike dhe u thyen gishtat”/ Policia zbulon kampe torture në Kharkiv të Ukrainës

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.01.2023, 18:43

Autoritetet lokale njoftuan dje se kishin zbuluar 25 kampe torture në zonën rreth qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv, pasi rajoni u çlirua nga pushtimi rus.

Në kampe, ushtarët rusë arrestuan dhe torturuan civilë, tha shefi i policisë rajonale Volodymyr Timoshko. “Disa nga të arrestuarit ishin torturuar me goditje elektrike dhe të tjerëve iu kishin thyer gishtat”, tha ai.

Zona përreth Kharkiv ishte nën pushtimin e trupave ruse për muaj të tërë. Forcat ruse u tërhoqën nga atje në fillim të shtatorit pas një kundërsulmi ukrainas.

“Që atëherë, 920 trupa civilë, duke përfshirë 25 fëmijë, janë zbuluar në zonën e çliruar”, shtoi Timosko.

Sipas hetimeve nga autoritetet ukrainase, forcat ruse kanë kryer krime lufte edhe në territore të tjera të pushtuara në Ukrainë.

Në Bucha, në periferi të Kievit, pasi forcat ruse u tërhoqën nga zona në fund të marsit, u zbuluan trupa të civilëve që ishin ekzekutuar me gjakftohtësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit