Çfarë po ndodh në Divjakë?!/ Tjetër aksident tragjik, vajza humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë e ëma

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 03.01.2023, 17:53

Në harkun e pak minutave, në Divjakë kanë humbur jetën dy persona si pasojë e aksidenteve rrugore dhe janë plagosur 5 persona të tjerë. Fillimisht ngjarja tragjike ku rreth orës 16:30, 5 të rinjë po udhëtonin me një makinë tip "Benz" dhe u përplasën duke ndërruar jetën drejtuesi i mjetit

Ndërkohë raportohet se rreth ores 17:00, një tjetër aksident i ka marr jetën një gruaje. Shtetasja me iniciale H.A, ka qenë duke udhëtuar me të bijën teksa kësaj të fundit i ka humbur kotrolli i mjetit. Nga përplasja humbi jetën e ëma teksa e plagosur mbeti dhe drejtuesja e mjetit.

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja B. A., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, shtetasja H. A., si edhe është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja B. A.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit