Lemë pas Iranin, Irakun dhe Sirinë/ Shqipëria dominon listën e azilkërkuesve në Britani (GRAFIKU)

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.01.2023, 18:10

Mbretëria e Bashkuar ishte ëndrra që shumë shqiptarë tentuan ta prekin, shumë dëshirojnë ende ta prekin, kjo për shkak se vendi ynë si rezultat i politikave të këqija i ka detyruar ata të largohen në kërkim të një jete më të mirë.

Disa rrezikojnë jetën në varka duke ksluar nga Franca përmes kanalit Anglez, e ndërsa disa të tjerë marrin borxhe që të kenë mundësi të paguajnë kamionin, me shpresën se sapo të kalojnë në tokën britanike do të punojnë e do t’i lajnë.

BBC shkruan se në 12 muaj, nga shtatori 2021 deri në shtator 2022, numri më i lartë i azilkërkuesve në Britani ishte nga Shqipëria, me më shumë se 15,000.

Kryeministri Rishi Sunak e ka quajtur këtë një "vend të sigurt" dhe ka njoftuar disa masa si përpjekje për të ulur këto shifra.

Grupi i dytë më i madh, me pothuajse 11,000, ishte nga Irani, i ndjekur nga Iraku, Afganistani dhe Siria.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit