Aksident i rëndë/ Makina del nga rruga, vdes shoferi, plagosen 4 pasagjerët

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 03.01.2023, 17:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Gradishtë-Spolatë, në Divjakë.

Si pasojë e daljes nga rruga të mjetit ka ndërruar jetë drejtuesi i tij dhe janë plagosur katër të rinj.

Rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi L. D., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xh. S., 19 vjeç, R. D., 23 vjeç, F. C., 18 vjeç dhe D. D., 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Ndërkohë është duke vijuar ouna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit