Merr flakë shkolla 9-vjeçare në Ballsh, digjet depoja e librave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.01.2023, 14:36

Gjatë ditës së sotme është përfshirë nga flakët shkolla 9-vjeçare “ 5 Shkurti” në qytetin e Ballshit.

Zjarri është vënë re nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar repartin zjarrfikës të Mallakastrës i cili ka shuar flakët.

Për fat të mirë nga ngjarja nuk ka patur persona të lënduar pasi shkolla që nga data 27 dhjetor nuk ka nxënës për shkak të pushimeve për festat e fundvitit.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike, teksa vetëm një bankë është djegur të cilën policia e ka nxjerre në ambientet e jashtme si dhe depoja e librave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit