Pa patentë dhe me drogë në makinë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.01.2023, 14:14

Policia italiane ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar pasi iu gjet drogë në makinë. I riu drejtonte makinën pa patentë, teksa kontrolli erdhi pasi disa qytetarë raportuan për një makinë që kishte dalë nga rruga në Fidenza dhe ishte përplasur me një shtyllë.

Shqiptari që shoqërohej nga një tjetër person, braktisi mjetin në të cilin policia gjeti kokainë. Brenda automjetit kishte drogë dhe kjo bëri që policët të thellonin hetimin dhe të kontrollonin një dhomë hoteli, çelësin e së cilës e kishte në xhep. Në dhomë, u gjetën dhe u sekuestruan një pistoletë, disa fishekë dhe gati 50 gramë hashash dhe kokainë, si dhe materiale të dobishme për ambalazhim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit