Shpopullimi plagë e madhe e Shqipërisë, në Gjermani bebja e parë e 2023-it është Asia me origjinë shqiptare

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.01.2023, 13:09

Një vend pa rini, është si një shtëpi pa fëmijë! Vendi ynë vuan nga shpopullimi, teksa dita ditës dëgjon të rinj që shprehin dëshirën për të lënë vendin dhe të largohen në drejtim të vendeve të BE, apo duke rrezikuar jetën me gomone drejt Anglisë.

Ndonëse ky fenomen po ndodh me shpejtësi shumë të madhe duke lënë pas shtëpi bosh dhe pleq që i djeg malli për fëmijët, nipërit e mbesat e tyre që shohin dheun e huaj si shpëtimin nga kriza që ka kapur Shqipërinë, asnjë parti nuk e merr seriozisht që të gjejë zgjidhje që të ndalohet shpopullimi i vendit.

Që shqiptarët kanë mbushur cepat nëpër botë, kjo shihet edhe tek bebet e para të 2023-it që lindën jashtë Shqipërisë. Këtë e fakton edhe Asia e cila është bebja e parë shqiptare e lindur në natën e ndërrimit të viteve në qytetin Mannheim. Ndonëse në Itali, në sallën e lindjes në San Giuseppe di Empoli në orën 2.10 të datës 1 janar, lindi Sole me prindër nga Shqipëria dhe banorë të Larcianos, në Gjermani konkretisht në Mannheim lindi Asia nga prindërit Ishe dhe Fatos Balliu.

Sipas mediave gjermane, bebja erdhi në jetë dy javë më herët nga sa ishte parashikuar për të ardhur në jetë, teksa peshon 3470 gramë dhe është 51 centimetër. Sole dhe Asia, tregojnë se ndonëse në Shqipëri numri i lindjeve ka rënë, në vendet e mëdha të Bashkimit Europian, fëmijët e parë që kanë lindur për vitin 2023 janë shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit