Banori i Kamzës: Rruga e shtruar para 5 muajsh me puseta pa kapak, rrezikojnë kalimtarët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.01.2023, 12:20

Kemi hyrë në vitin 2023, por ankesat e qytetarëve ndaj instancave të larta janë të shumta. Çdo ditë e më shumë shtohen denoncimet për probleme që ekzistojnë në shumë lagje të Tiranës. Konkretisht, në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar nga Kamza ankohet për pusetat që rrezikojnë jetën e kalimtarëve. Sipas qytetarit në rrugën "Kongresi i Lushnjes", e cila është shtruar para 5 muajsh pas dëmtimit gjatë shkrirjes së Ujësjellësit të Ri, ka puseta pa kapak që janë stresuese dhe dërmuese për kalimtarët që qarkullojnë në këmbë ose me makinë. Sipas qytetarit, janë 20 puseta pa kapak në këtë rrugë që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Duke theksuar se paguan taksa, qytetari kërkon nga Bashkia Kamëz që një pjesë t'i shpenzojë për këtë rrugë që të vendos kapak në puseta. Gjithashtu qytetari shkruan se rruga e rregullua para 5 muajsh, ka ende tre vende pa asfalt dhe nuk është riparuar nga firma kontraktuese.

Qytetari:

Pusetat qe rrezikojne kalimtaret. Pusetat pa kapak qe gjenden ne te dy anet e rruges “Kongresi i Lushnjes” ne Kamez rrezikojne qytetarët qe kalojnë sidomos ato me automjete po edhe kembësoret sepse fatkeqesisht nuk ka as drita per naten. Rruga “Kongresi i Lushnjes” ne Kamez është shtruar afro para 5 muajsh mbasi u demtua gjate shtrirjes se Ujesjellesit te Ri. Eshte stresuese dhe stermunduese kur kalon ne kembe ose me makine sepse pusetat anash jane akoma pa u mbuluar. Për t’i ruajtur kalimtarët për rrezikun se mund të përfundojnë në pusetë dikush është kujtuar që të vendos gurë e çfare ka mundur te gjeje aty rreth për të shmangur rrezikun e kalimtareve. Firma e kontraktuar per asfaltimin e rruges mbas perfundimit te Ujësjellesin te ri nuk i ka vendosur mbulesat e pusetave.Ndoshta nuk kane qene pjese e projektit? Po dikush duhet ta kete per detyre?!Eshte pergjegjesi e dikujt.Pusetat ne gjendje te tille jane rrezik per qytetaret. Jane mbi 20 puseta ne kete rruge. Rruga ka tre vende pa asfalt dhe nuk eshte riparuar ka mbi 5 muaj nga firma e kontraktuar (mbas defekteve te tubave ). Njekoheisht gjysmen e rruges e kane zene ferrat te cilat veshtiresojne kalimin. Paguajmë taksa dhe nuk e dime se ku shkojne. Nje pjese e tyre mund te perdoren edhe per kete rruge. Me poshte keni disa foto të pusetave se si është gjendja e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit