Ky është 31 vjeçari nga Kukësi që u vra në Prizren, kishte ardhur nga Franca

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.01.2023, 11:17

Ky është Visart Cengu, 31 vjeçari i cili u vra me armë zjarri në orët e para të mëgjesit të sotëm jashtë një lokali në Prizren.Mësohet se i riu jetonte në Francë ndërsa ishte kthyer në vendlindje për të festuar vitin e ri.

Autori i vrasjes dyshohet të jetë pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’.

Gjithçka mendohet të ketë ndodhur pas konfliktimit fizik mes Hoxhajt dhe tre të rinjve nga Kukësi në njërin nga lokalet e natës në Prizren.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit