Përplasen 6 kamionë dhe 13 makina në Athinë, disa të plagosur

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.01.2023, 09:55

Mëngjesin e së martës pasi në autostradën kombëtare, konkretisht në lartësinë e Avlonës dhe rrugës për në Athinë, ka ndodhur një aksident.

Në të janë përfshirë 6 kamionë dhe 13 makina dhe kjo për shkak të mjegullës, e cila vështirëson shikimin e drejtuesve të automjeteve, duke sjellë përplasjen.

Video nga vendi i përplasjes tregon se janë përfshirë edhe kamionë, ndërsa disa nga makinat janë dëmtuar rëndë.

Qarkullimi kryhet nga rruga anësore me vështirësi. Sipas një informacioni zyrtar nga Policia Rrugore, aksidenti rrugor ka ndodhur pak minuta pas orës 9 të mëngjesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit