Lidhja e dashurisë që 15 vjeç mes Kobrës dhe kërcimtares së njohur erotike Kallashi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.01.2023, 09:42

Dibran Hoxhaj, autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçares nga Kukësi dhe plagosjes së mikut të tij 27-vjeçar në klubin e tij në Prizren “Cobra City” është personazh i njohur për publikun.

Ai ka qenë i lidhur prej disa vitesh me kërcimtaren erotike Donjeta Kosumi të njohur si “Kallashi”. Kallashi ishte imazhi i “Cobra City”, një nga vajzat e preferuara të Cobrës i cili e quante edhe si pronare të klubit e veten si truprojë të saj.

Ata kanë patur lidhje mes tyre që kur të dy kanë qenë adoleshentë dhe madje lidhjen e tyre e kanë manifestuar në një këngë shqiptare tejet të njohur të zhanrit tallava.

“Unë e kam pas rastin me Donjeta Kosumin, Kallashin, qysh nga mosha 15-vjeçare. Ajo është shoqëru me mu, dhe në të gjitha sukseset e kam përkrah deri këtu ku ka arritë. Kallashi ka qenë një histori shumë e gjatë, ka qenë shumë e re, e kam afru afër vetes qysh në moshën 15-vjeçare kam qenë, e kam këshillu e kam mbajtë”,-deklaronte Hoxhaj në intervista.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit