45 mijë emigrantë kaluan në vitin 2022 ilegalisht për në Britaninë e Madhe, shteti do të ashpërsojë rregullat

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.01.2023, 08:49

Rreth 45,000 emigrantë kaluan në vitin 2022 ilegalisht nga Franca për në Britaninë e Madhe. Duke marrë parasysh këtë largim të emigrantëve drejt Anglisë, qeveria britanike do të ashpërsojë rregullat.

Duke cituar shifra nga Ministria e Brendshme e Britanisë së Madhe, agjencia britanike e lajmeve PA njoftoi se numri i personave që kaluan me varka dhe gomone Kanalin e La Manshit në vitin 2022 ishte pothuajse 46,000 vetë. Kjo shifër do të thotë rreth 17,000 vetë më shumë se një vit më parë dhe përbën një rekord si kurrë më parë.

Qeveria konservatore në Londër po përpiqet t’i frenojë emigrantët ilegalë me një politikë të ashpër dëbimi. Qeveria britanike do që njerëzit që kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe të dërgohen me avionë në Ruandë, pavarësisht nga kombësia apo origjina e tyre, dhe aty t’u jepet mundësia për të aplikuar për azil.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit