Dimër me diell, temperaturat deri në 16 °C

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.01.2023, 07:35

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme për ditën e sotme. Sipas MeteoAlb, pritet të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore pas mesdite. Ndërsa kthjellimet do të jenë më prezente në ultësirën perëndimore.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por mesdita sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit