Shpëtohet një shtetas i huaj i cili u lëndua në Malet e Sharrit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.01.2023, 19:05

Një shtetas i huaj është shpëtuar nga ekipi i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

Ai ishte lënduar si pasojë e një rrëshqitje.

Në intervenim është kërkuar edhe asistenca e helikopterit të KFOR-it.

“Jemi kontaktuar nga një person i cili ka qenë së bashku me viktimën dhe ne në bazë të koordinatave e kemi gjetur. I kemi ofruar ndihmën e parë dhe e kemi dërguar në spital. Gjendja e tij është stabile. Ka thyerje në disa pjesë, por ka edhe lëndime në boshtin kurrizor”.

“E kemi kërkuar edhe asistimin nga KFOR-i me helikopter. Kjo për shkak se në këtë pjesë ka qenë ftohtë dhe ne nuk kemi dashur me humb kohë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit