Zyrtare! Zgjidhet trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, firmos kontratë 18 mujore

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 02.01.2023, 19:03

Tashmë është zyrtare! FSHF ka konfirmuar se braziliani është trajneri i ri i Kombëtares shqiptare.

Në njoftimin publikuar në faqen zyrtare, FSHF bën me dije se Silvinjo do të firmosë një kontratë 18-mujore.

48-vjeçari do të zëvendësojë Edi Rejën, të cilit i mbaroi kontrata në fund të nëntorit.

"FSHF arrin marrëveshjen me trajnerin brazilian Sylvio Mendes Campos Junior. Marrëveshja mes FSHF dhe stafit të ri drejtuar nga Silvinjo parashikon një kohëzgjatje 18-mujore deri në përfundim të Euro 2024 dhe aspekti financiar do të bazohet në rezultatet dhe arritjen e objektivave. Marrëveshja ka në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimi për në finalet e Euro 2024. Në rast të arritjes së objektivit është rënë dakord që trajneri dhe stafi i tij të përfitojnë bonuse të konsiderueshme", njofton FSHF.

Për herë të parë në historinë e saj dhe pas disa vitesh e orientuar drejt trajnerëve italianë, Kombëtarja kuqezi do të drejtohet nga një trajner brazilian. Ndihmësa të Silvinjos te Shqipëria do të jenë argjentinasi Zabaleta dhe braziliani Dorival Guidoni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit