Tiranë/ Humb jetën 68-vjeçari, ra nga kati i tretë në pallatin ku banonte

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.01.2023, 18:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:10 të ditës së sotme në kryeqytet.

Një i moshuar i moshës 68-vjeçare me iniciale A.D. dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Si pasojë fatkeqësisht ka humbur jetën.

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 02.01.2023, rreth orës 17:10, në rrugën "Niko Avrami", dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi A. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit