Deputetët të zhytur në luks, ja sa harxhuan për oferta telefoni dhe naftë nga taksat e shqiptarëve

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 02.01.2023, 16:07

Deputetët e parlamentit shqiptar kanë përfituar qindarkë për qindarkë çdo dietë të mundshme, e cila paguhet nga taksat e shqiptarëve. Për oferta telefoni, një pjesë e deputetëve kanë harxhuar rreth 20 mijë lekë të reja në muaj, në një kohë kur oferta më e shtrenjtë në treg nuk është më shumë se 2 mijë e 500 lekë.

Rimbursimet për ofertat e telefonit të deputetëve:

Taulant Balla, Arben Pëllumbi, Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Jorida Tabaku, Flutura Açka, Grida Duma me 20 mijë lekë të reja. Antoneta Dhima, Blerina Gjylameti, Xhemal Qefalia, Rrahman Rraja, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Belind Këlliçi me 17 mijë lekë të reja.

Veç telefonit, deputetët kanë marr dhe litra nafte të cilat fillojnë nga 33 mijë lekë të reja deri në 40 mijë lekë të reja në muaj, sa rroga minimale në vend që merr një shqiptar i zakonshëm.

Rimbursimet për karburant e kanë marrë këta deputetë:

Paulin Sterkaj, Damian Gjiknuri, Bujar Leskaj, Zef Hila, Bledjon Nallbati, Helidon Bushati, Ilda Dhori, Ina Zhupa me 40 mijë lekë të reja në muaj. Ndërkohë janë Taulant Balla, Arben Pëllumbi, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Dashamir Shehi, Belind Këlliçi, Dashnor Sula me 30 mijë lekë të reja.

Deputetët kanë marre edhe dieta të tjera të ndryshme si dhe bonus qiraje. Fare mirë ata mund t'i refuzonin këto shpërblime në këtë situatë krize dhe paratë të shkonin për familjet e varfëra shqiptare që nuk sigurojnë dot vaktet e ushqimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit