Udhëtimi i veçantë, ky avion u nis në vitin 2023 në Kore dhe mbërriti në 2022-shin në destinacion

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.01.2023, 14:03

Një rast i rrallë është regjistruar gjatë ndërrimeve të viteve. Avioni United 858 nisi udhëtimin e tij në Korenë e Jugut në vitin 2023 dhe u ul në SHBA në vitin 2022, duke udhëtuar mbrapsht në kohë në njëfarë mënyrë dhe e festuar Vitin e Ri dy herë.

Pak pas ndërrimit të viteve, më 1 janar 2023, në orën 00:35 gjiganti fluturues u nis nga aeroporti i Seulit në Kore, për të mbërritur në San Francisco në SHBA ne 17:15 të datës 31 dhjetor 2022.

Të tilla fluturime ndodhin rrallë dhe në rastet më të shumta janë të rastësishme, por me siguri në të ardhmen kjo linjë pritet të ketë më shumë fluks, pasi mund të shndërrohet në një diçka për t’u provuar nga udhëtarët, që nisen nga Koreja për të mbërritur në SHBA.

Gjithsesi, mediat raportojnë se ky avion nuk ishte i vetmi, që kreu një udhëtim të tillë të veçantë, pasi anëtari i Star Alliance kreu një fluturim të ngjashëm nga Guami, në Hawaii.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit