Udhëton nëpër botë pa para, 24- vjeçarja zgjedh të vizitojë edhe Shqipërinë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.01.2023, 14:38

Turistja 24-vjeçare Sila Güngören, nga provinca veriore e Çorumit, është e reja e cila prej katër muajsh udhëton nëpër botë pa paguar asnjë faturë, ushqim, pije apo strehim, tashmë ndodhet në Shqipëri.

24- vjeçarja u nis për të realizuar ëndrrën e saj pasi u diplomua në Fakultetin Juridik të Universitetit të Marmarasë dhe mbaroi praktikën e saj juridike.

Duke kuptuar se puna në një kompani nuk ishte jeta e saj ideale, Güngören tha se ka ende shumë për të eksploruar. Ajo aktualisht është duke gatuar për vullnetarë në një bujtinë në Tiranë, Shqipëri dhe disa ditë ndihmon edhe në pritjen e bujtinës.

Në këmbim, ajo nuk paguan asnjë tarifë në bujtinë për strehim dhe ushqim. Duke vënë në dukje se ajo nuk kishte shumë kursime gjatë udhëtimit, Güngören tha se ishte e vetëdijshme që këto para do të më menaxhonin për një kohë, por nuk ishin të mjaftueshme, shkruan hurryietdailynews.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit