Foshnja e parë në Strugë është vajzë, ndërsa në Ohër djalë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.01.2023, 12:46

E porsalindura e parë në Vitin e Ri në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës është vajzë.

Foshnja, siç bëri të ditur drejtori i Spitalit, Armend Arslani, ka lindur në orën 19:55 dhe peshon 3100 gram.

“Foshnja dhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Arslani

Ndërsa Latife Alioska është 18-vjeçarja nga Kërçova, e cila solli në jetë djalin e saj të parë në spitalin e Ohrit. Fëmija peshon 3450 g dhe është 53 cm i gjatë.

I lindur nga mjeku më me përvojë në departament, dr. Ohridija Fileva, e cila pati mjaft durim për të lindur spontanisht pas 17 orësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit