Bëri tatuazh emrin e Messit në ballë, pendohet i riu

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.01.2023, 11:35

I riu Mike Jambs, para pak kohësh ndau me ndjekësit e tij momentin kur bëri tatuazh “Messi” me shkronja të mëdha në ballë.

Dy javë më vonë, i riu shprehet se e urren tatuazahin. Jambs kishte gjithashtu tre yjet e Argjentinës në njërën faqe tatuazh, ndërsa në faqen tjetër kishte shkruar “Dios” që do të thotë zot dhe numrin 10 të yllit argjentinas.

Ai tashmë është penduar se e ka bërë këtë tatuazh.

“Më vjen keq që kam bërë tatuazhin, sepse në vend që të më sjellë gjëra pozitive, ai tashmë më ka sjellë shumë gjëra negative, si mua personalisht edhe familjes time. Isha shumë krenar kur e bëra, por jam penduar. Më thonë që nuk jam shembull pozitiv për shoqërinë”, është shprehur ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit